Ne ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh në lidhje me skelat

Skela Fasadë

Skeleri Armaturë

Skeleri Ajrore

Podiume dhe Amfiteatër

Skela për Ashensor

Shërbime Mirëmbajtje

Skelat "SWISS" janë teknologji zviceriane.

Një sistem - mundësi të pakufizuara

Kjo skelë fasadë, është një sistem i plotë me një gamë të gjerë aksesorësh skelash.

Kornizat e skelave, disponohen në gjerësi 70 cm. Në varësi të lartësisë së konstruksionit dhe ngarkesës maksimale, përdoren korniza çeliku me trashësi muri 2.7 mm ose korniza alumini me trashësi 4 mm. Për ngarkesa veçanërisht të rënda, janë të disponueshme korniza çeliku me trashësi muri 3,25 mm, të cilat janë plotësisht të pajtueshme me kornizën standarde të lehtë.

Me versionin e çelikut të sistemit të skelave,mund të arrihen lartësi ndërtimi deri në 140 metra. Me keto skela mund të arrihet një lartësi ndërtimi prej të paktën 80 metrash – me siguri maksimale për punonjësit tuaj. Të gjithë komponentët e sistemit janë të pajtueshëm me njëri-tjetrin.

1) skela fasadë, ku montohen në çdo lloj sipërfaqe.
2) skelë “PEDANE”, për të krijuar efektin e dyshemesë në lartësi, kryesisht për punime në tavane, apo në sipërfaqe të lakuara në lartësi.

Me këto skela, mund të bëhen edhe kapërcime pengesash, për të shkuar drejt fasadës, ku skela nuk ngrihet nga toka, por qëndron në ajër, ku dhe e quajmë 3) “SKELË AJRORE”.

Është skelë e lehtë për tu përshtatur në sipërfaqe me forma të ndryshme.
Kush punon mbi këto skela, ka siguri dhe efektivitet maksimal në punimet që kryen, e cila përkthehet më pak kosto operacionale, kohë e kursyer dhe produktivitet më i lartë.

Në periudhën 2020-2023, e në vazhdim, kemi shërbyer me skeleri në Projektet e Rindërtimit, në Qytetin e Durrësit, Plazhit Durrësit, në Tiranë, në Krujë, Fushë-Krujë, etj.