Shoqëria SWISS CONSTRUCTION, operon në Fushën e Ndërtimit, dhe Kryesisht në atë të Shërbimit me Skeleri me Qira

Rreth Nesh

Ne vendosim Skelë Fasadë të tipeve të ndryshme, si dhe skeleri për Ashensor, si për banorë të pallateve, apo klient të Hoteleve, etj, ashtu edhe skeleri për Ashensor për Makinat, si në Pallate, ashtu edhe në Hotele.

Skela jonë është prodhim i vitit 2021,2022,2023. Është një skelë relativisht më e lehtë, si në peshë(Pedanën, e ka prej Alumini), po ashtu në Montim-Çmontim, pasi ka 3 Elementë Kryesor: 1) Këmbët Standarte 2m(ramat) të cilat ngrihen në lartësi, Mbrojtëset anësore(Gilinderet),dhe Pedanat(Dërrasat) në të cilat shkelehet, pra ku punohet mbi skelë.
Montim-Çmontimi i tyre është i shpejtë dhe i lehtë ,krahasuar me skelat e tjera.

Skelat janë të gjitha të zinkuara (hekur+zinkim) që në prodhim, ku Pedanat, janë të gjitha vetëm prej materiali Alumin.

Skelat "SWISS" janë teknologji zviceriane.

Janë skela çelik i zinkuar, ndërsa Pedana(dërrasa,apo shkelësja) është e gjitha prej alumini.

Kush përdor këtë sistem skele, kursen 30% kohë dhe kosto.
Ngritësit e skelave me këtë teknologji zvicerane kanë kuptuar se mund të arrijnë efikasitet maksimal vetëm me këtë sistem skelash. Sistemi përbëhet nga vetëm 3 komponentë kryesor dhe për këtë arsye mund të montohet 30% më shpejt dhe të transportohet shpejt dhe me efikasitet. Skelat e fasadës janë të lehta dhe të disponueshme në çelik dhe alumin të cilësisë së lartë. Prandaj kjo skelë është një faktor i domosdoshëm suksesi në tregun shumë konkurrues të skelave.

Në periudhën 2020-2023, e në vazhdim, kemi shërbyer me skeleri në Projektet e Rindërtimit, në Qytetin e Durrësit, Plazhit Durrësit, në Tiranë, në Krujë, Fushë-Krujë,etj.